
Dashamir Xhika
Dashamir Xhika është kandidati ynë për deputet i Kuvendit të Shqipërisë në qarkun Elbasan me Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
Me një eksperiencë të pasur dhe një angazhim të fort për zhvillimin e komunitetit, ai është i përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive.
Vizioni i tij është të krijojë mundësi për të gjithë qytetarët dhe të përmirësojë jetesën në qarkun tonë.
Bashkohuni me Dashamir Xhikën në këtë rrugëtim për një të ardhme madhështore për Shqipërinë!
VOTO NR 1 | VOTO DASHAMIR XHIKA
Biografia

Dashamir Xhika është një politikan me vizion të qartë dhe një përkushtim të palëkundur ndaj idealeve kombëtare. I formuar në ambientet më sfiduese të jetës publike dhe me një arsimin të thellë në fushën e menaxhimit dhe politikës, ai ka ndërtuar një karrierë të bazuar në integritet, guxim dhe inovacion.
Përmes përvojës së tij të gjatë në arena politike, Xhika ka arritur të krijojë lidhje të forta me komunitetin dhe ekspertët, duke demonstruar aftësinë e tij për të udhëhequr me përgjegjësi dhe vizion për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Në thelb, personaliteti i tij politik pasqyron një kombinim të edukimit të avancuar, eksperiencës praktike dhe një etike të lartë, duke e bërë atë një zgjedhje të besueshme dhe inspiruese për të gjitha segmentet e shoqërisë.
Dashamir Xhika ka përfunduar studimet në Akademinë Ushtarake në Modena dhe në Universitetin e Torinos, ku është diplomuar në Shkenca Politike me drejtim në Politikë Ndërkombëtare. Ka një karrierë të gjatë në administratën publike, qëndrore. dhe lokale.
Fillimi i karrierës së tij ishte pranë misionit të Bashkimit Europian, MAPE; Projekt për ngritjen e bazës ligjore dhe mbështetjen e strukturave të Policisë së Shtetit.
Në aministratën publike, ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme, përfshirë atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, kohë në të cilën janë zhvilluar projekte të rëndësishme infrastrukturore në vend. Më parë ka qenë Drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, Nënkryetar i Bashkisë Cërrik, Përgjegjës i Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë në Bashkinë Elbasan.
Aktualisht, Xhika është Drejtor Ekzekutiv i kompanisë LEXALKO Sh.A., përfaqësuese ekskluzive e markës Liebherr në Shqipëri dhe në Kosovë.
Krahas angazhimeve profesionale, ka dhe një karrierë të gjatë politike. Angazhimi politik fillon si anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, (sot Partia e Lirisë), që në themelim të saj. Ka kandiduar për deputet për në Kuvendin e Shqipërisë në vitet: 2005, 2009, 2013. Është Anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, Anëtar i Kryesisë dhe ka mbajtur postin si Nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Bashkinë Elbasan dhe aktualisht Kryetar i Partisë së Lirisë për Bashkinë Elbasan.
Me zemër, me mend, për popullin vend!
Ky forum është krijuar me qëllimin për të ofruar një hapësirë të sigurt dhe të besueshme, ku banorët e qarkut të Elbasanit mund të shprehin lirshëm mendimet e tyre, të ndajnë shqetësime, të adresojnë problematika të përditshme apo të ofrojnë sugjerime që synojnë përmirësimin e jetesës në komunitet.
Jemi të bindur se pjesëmarrja aktive e qytetarëve është një element thelbësor në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më funksionale dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të çdo individi. Çdo mendim, përjetim apo propozim vlen, dhe kontributi yt, sado i vogël të duket, ndihmon në krijimin e një ambienti më të mirë për të gjithë ne.
Ky forum synon të nxisë një dialog të hapur, të ndershëm dhe konstruktiv mes qytetarëve dhe institucioneve lokale. Inkurajojmë të gjithë të marrin pjesë në këtë proces, duke ndarë përvoja personale, duke ngritur problematika konkrete dhe duke sugjeruar ide për zgjidhje të qëndrueshme.
Për të garantuar sigurinë dhe privatësinë tuaj, çdo mesazh është plotësisht anonim. Kjo do të thotë se mund të shprehni lirisht mendimet dhe shqetësimet tuaja.
Së bashku, përmes dialogut dhe bashkëpunimit, mund të ndërtojmë një komunitet më të fortë, më solidar dhe më të kujdesshëm ndaj të gjithëve. Ju falenderojmë që zgjodhët të bëheni pjesë e këtij forumi dhe ju inkurajojmë të kontribuoni me zërin tuaj në këtë nismë të rëndësishme.